Ishte një kohë kur Manchester United ishte shndërruar në një makth të vërtetë për Liverpoolin edhe kur ndeshjet luheshin në “Anfield Road”.
Megjithatë, që nga emërimi i Jurgen Kloppit në vitin 2015, gjithçka ka ndryshuar. Ndërsa United po mbush sezonin e pestë pa trofe, Liverpooli ka fituar një Ligën e Kampionëve dhe një titull kampion në Ligën Premier, si dhe është në garë për katër trofe në këtë sezon.
Gjëja më e pabesueshme është se që nga fitorja e fundit e “Djajve të Kuq” në tempullin e The Reds, në janar të vitit 2016, te Manchester United kanë shpenzuar 997 milionë euro për blerje, ndërsa rivali i tyre historik 663 milionë euro, pra 33.5 për qind më pak.
Më tej, siç tregojnë rezultatet, shpenzimet e Liverpoolit jo vetëm kanë qenë më të pakta, por edhe shumë më të justifikuara, pasi janë kthyer sërish në një nga skuadrat më të frikshme në Evropë, ndërsa United ka përfunduar në mediokritet.
Paul Pogba (105 milionë euro), Harry Maguire (87 milionë ), Romelu Lukaku (85 milionë euro), Fred (59 milionë ), Aaron Ëan-Bissaka (55 milionë euro), Henrikh Mkhitaryan (42 milionë), Donny Van de Beek (39 milionë ), Eric Bailly (38 milion euro).
Lista e nënshkrimeve që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve të “Djajve të Kuq” në vitet e fundit është e gjatë, e kushtueshme dhe, mbi të gjitha, e dhimbshme. /Telegrafi/