Me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kryetarëve të komunave, zëvëndësministrave, deputetëve, përfaqësuesve të shoqatave e bizneseve lokale dhe ndërkombëtare është bërë hapja e edicionit të dytë të forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”.
“Invest in Prizren”, në ditën e dytë të saj vazhdoi me hapjen e “Panairit të Prodhimeve Vendore”, ku rreth 35 kompani vendore prezantuan produktet e tyre në prezencën e rreth 40 kompanive nga vende të jashtme.
Më pas forumi vazhdoi me konferencën “Potencialet ekonomike të Komunës së Prizrenit”, ku u prezantuan mundësitë e investimeve, Parku i Trajnimeve dhe të Inovacionit, Parku i Biznesit, investimet që janë bërë në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, harta zonale e Prizrenit si dhe reformat që janë bërë në administratë, duke funksionalizuar Qendrën për Shërbime të Integruara.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Komuna e Prizrenit pritet të shërbej si urë lidhëse në mes të bizneseve vendore dhe të atyre nga jashtë, duke krijuar mundësi për promovimim e prodhimit dhe krijimit të lidhjeve të reja tregtare.
Pjesëmarrës të këtij forumi ishin edhe zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Liza Gashi dhe përfaqësuesit e odave ekonomike të Kosovës, të cilët prezantuan mundësitë e bashkë-investimeve. /Telegrafi/