Site icon Telegrafi

Inventar i ri në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Kodra e Trimave”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për investimet që kanë bërë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Kodra e Trimave”.

Në njoftim thuhet se investimet janë bërë me qëllim që edhe kujdesi shëndetësor të jetë më cilësor.

“Pas renovimit të Qendrave të Mjekësisë Familjare, kemi nisur inventarizimin e tyre për të siguruar pajisje moderne dhe një shërbim më efikas për qytetarët. Investojmë vazhdimisht për një kujdes shëndetësor më cilësor”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version