Telegrafi

Invalidët e UÇK-së protestojnë para Qeverisë (Foto/Video)

Një numër i invalidëve të luftës së UÇK-së janë mbledhur para ndërtesës së qeverisë duke postuar për siç shprehen ata mohimin e të drejtave nga shteti.

“Kam qenë pjesëtare e luftës së UÇK-së, brigada “112 Arben Haliti” në Skenderaj. Qëllimi jonë është që të arrijmë deri tek te drejtat elementare që po na i mohon shteti. Ne kemi statusin por nuk e gëzojmë të drejtën e pensionit”, ka thënë Valentia Haliti e cila ka mbetur invalidë.

Ajo ka thënë se po kërkojnë që të merret parasysh çdo pikë e gjakut të invalidit./Telegrafi/