Site icon Telegrafi

Invalidët e luftës: Humbëm gjymtyrët, shteti na injoron

Invalidët e luftës në Kosovë, edhe në këto momente janë duke vazhduar grevën e tyre për shkak të pakënaqësive në lidhje me pensionet.

Greva e tyre është duke u mbajtur tek ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku për Ora e Fundit ata thanë se deri më tani krerët shtetëror i kanë injoruar ata.

Skënder Havolli, ish-luftëtar i UÇK-së, tashmë invalid i luftës ka shprehur mllefin e tij ndaj politikanëve të cilët asnjëherë nuk e kanë vizituar e aq më pak t’i kenë ofruar kushtet të cilat ata kërkojnë.

”S’kam besuar asnjëherë. Kam menduar që këta janë njerëz e këta s’qenkan njerëz hiq”.

”Kam humbur gjymtyrë për këtë atdhe e këta s’kanë marrë masa hiq”.

”Tash e kam statusin e invalidit të luftës”.

Ndërkaq një tjetër pjesëtare e grevës, tha se ky grup invalidësh nuk kanë ndërmend për të ndërprerë grevën nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

Ata madje akuzojnë shtetin se po vizitojnë varret e kriminelëve të cilët kryen krime në Kosovë, e jo invalidët e veteranët e luftës të cilët jetojnë në kushte tejet të rënda, njofton Klan Kosova.

”Është turpi më i madh që këtë ditë askush nuk erdhi më i vizituar këta invalidë”.

”Shkojnë tek varret e kriminelëve që kanë vrarë foshnjat kosovare, kanë dhunuar gra, e jo tek ky që ka humbur gjymtyrët”.

”Ne nuk jemi ato që anashkalohemi. Ne kemi kaluar kohën në mal në luftë. Veteranët, invalidët që kanë marr kartelat me lekë nuk kanë fytyrë që të vijnë’’.

”Me shëndet jemi shumë keq”.

”Për momentin jemi 10 persona, nuk do dorëzohemi nga kërkesat tona. Gjatë ditës ishim më shumë të pranishëm”.

”Ne jemi të burgosur nga problemet që na kanë ngelur si pasojë e luftës e askush nga institucionet nuk na merr parasysh”.

”Nëse ka të drejtë një shtet të na mbaj të robëruar atëherë edhe nesër do të vazhdojmë grevë urie”.

”Buxheti i invalidëve është i veçantë ai duhet të ndahet. Ne jemi të vdekur derisa askush nuk na merr parasysh rreth kërkesave tona”.

Exit mobile version