Telegrafi

Invalid i rrejshëm, por arbitër i vërtetë futbolli

49-vjeçari, Keith McNiffe, ka pranuar së në mes të korrikut 2005 dhe majit 2007 ka marrë 9.233 funte (rreth 11.600 euro) pasi që nuk ka lajmëruar autoritetet britanike se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Në të njëjtën periudhë ai ka qenë në rolin e arbitrit në 67 ndeshje futbolli.

Gjatë muajit mars ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës Pembroke, një vend prej 8.000 banorësh, për të përgatitur mbrojtjen e tij para gjyqit.

Ai është dënuar me 200 orë punë në të mirë të shoqërisë nga gjykata në Haverfordwest, dhe do të duhet të kthej të gjitha paratë të cilat i ka marrë në mënyrë të paligjshme.

"Gjykatësit i kanë dhënë karton të verdhë i cili u dërgon porosi të qartë të gjithë të tjerëve", ka thënë zyrtari i Ministrisë së Walesit për Punë dhe Pensione, Bryan Evans.