Telegrafi

Intervistimi i Dimovskit është shtyrë për ditën e premte

Intervistimi i deputetit dhe ish-ministrit të Bujqësisë, Ljupço Dimovski është anuluar për ditën e premte, sepse Kuvendi ende nuk ia ka marrë imunitetin e deputetit, e cila e mbron nga përndjekja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komisioni për çështje të mandateve dhe imunitetit vlerësojnë se Dimovskit duhet t’i merret imuniteti. Për vendimin janë të nevojshme shumica prej dy të tretave në Kuvend, për të cilën duhet edhe të debatohet për të në seancë plenare.

Më herët, Gjykata me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, ngrini pasurit dhe llogaritë e ish-funksionarëve të Bujqësisë, Mihail Cvetkov, Aleaksandar Spasenoski, Ljupço Dimovski dhe Kristijan Delev.

Të katër personat dyshohen se kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtar dhe kompetencat për shpërndarjen e tokave bujqësore, me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 1.5 milionë euro./Telegrafi/