Telegrafi

Intervistimi i kandidatëve për auditor të përgjithshëm fillon javën e ardhshme

Komisioni profesional për përzgjedhjen e kandidatit për auditor të përgjithshëm është mbledhur sot për të shqyrtuar ankesat e paraqitura nga aplikantë në fazën fillestare të procesit dhe për të përcaktuar dinamikën e procesit, është thënë në njoftimin e presidencës.

Komisioni profesional i emëruar me vendim të Presidentes Jahjaga, ka vendosur që 11 kandidatë nga 25 sa kanë aplikuar në fillim, të intervistohen duke filluar nga java e ardhshme. /Telegrafi/