Site icon Telegrafi

Intervistë pune

Shefi fillon bisedën me njërin nga kandidatët për punë:
– Keni 50 tulla në aeroplan dhe nëse e hidhni njërën, sa mbesin?
– Kjo është e lehtë. 49!
– Si ta fusni elefantin në frigorifer me tre lëvizje?
– E hapim frigoriferin, e fusim elefantin, e mbyllim derën.
– Si do ta fusni drerin në frigorifer me katër lëvizje?
– E hapim frigoriferin, e nxjerrim elefantin, e fusim drerin, e mbyllim derën.
– Luani është duke festuar ditëlindjen. A janë të gjitha kafshët aty?
– Jo, dreri është në frigorifer.
– Si do ta kalojë plaka liqenin e krokodilëve?
– Me not, sepse krokodilët janë në ditëlindje te luani.
– Edhe një pyetje. Plaka duke notuar është shumë pranë bregut, megjithatë vdes. Pse?
– Mbytet në ujë!
– Jo! E godet tulla e hedhur nga aeroplani. Tjetri…

Exit mobile version