Site icon Telegrafi

Intervista e ministres së Zelandës së Re ndërpritet nga djali që “tundte karotën në formën e organit mashkullor”

Edhe politikanët kryesorë nuk janë imunë ndaj rreziqeve të thirrjeve përmes Zoom gjatë punës nga shtëpia me fëmijë të vegjël.

Dhe një nga të tillët është edhe ministrja për Zhvillimin Social e Zelandës së Re, Carmel Sepuloni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo ishte në mes të një video interviste me Radio Samoa të hënën kur ajo u ndërpre nga djali i saj, i cili donte të tregonte një perime “të rrallë” që kishte gjetur.

“Ai momenti kur jeni duke bërë një intervistë LIVE përmes Zoom dhe djali juaj hyn në dhomë duke bërtitur dhe duke mbajtur një karotë të deformuar në formën e një pjese të trupit mashkullor”, ka shkruar Sepuloni në Twitter.

Ajo u përpoq të hiqte karotën nga djali i saj, i cili e mbajti atë lart para kamerës dy herë.

Sepuloni tha se situata ishte e ngjashme për prindërit e tjerë që punonin gjatë mbylljes.

“Një punë e madhe për të gjithë prindërit tanë që punojnë nga shtëpia dhe prindërit në të njëjtën kohë”, ka thënë ajo, para se të shtonte: “Shënim për veten: Unë kurrë nuk do të blej më pako karrota në formë të çuditshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version