Telegrafi

Intervista në televizion që bashkoi çiftin e njohur Helen Mirren dhe Liam Neeson (Foto)

Helen Mirren dhe Liam Neeson ndoshta kanë pasur ritakimin më interesant me një ish të dashur.

Mirren dhe Neeson kanë kujtuar kohet kur ishin në lidhje dhe tejet të dashuruar në një intervistë për “The Graham Norton Show”.

Ata thanë që ishin tejet të dashuruar me njëri tjetrin gjatë romancës së tyre katërvjeçare, 30 vjet më parë.

Liam madje ka pohuar që ishte dashuri në shikim të parë, shkruan Klan.

Kurse Helen tha se lidhja e tyre ishte goxha serioze dhe se nuk ishte vetëm një romancë e shkurtër.

Helen Mirren dhe Liam Neeson njihen për lidhjen e veçantë të tyre.

Edhe pse shtatë vjet më e vjetër se Liam, ata gëzuan një romancë të jashtëzakonshme.