Telegrafi

Intervista me plakën 110-vjeçe – përgjigjet i lanë gojëhapur të gjithë! (Video)

Dickey, i cili kremtoi ditëlindjen e saj të 110, ishte në qendër të vëmendjes së medieve në qytetin e saj Spokane, Washington, transmeton Telegrafi.

Por përgjigjet që ajo i dha në një intervistë ekskluzive i lanë të gjithë gojëhapur.

Familja e saj i përgatiti një festë të madhe për ditëlindje, por Dickey kishte në mendje një gjë tjetër, anash tortës.

“Jam e lodhur” ka thënë ajo në një intervistë televizive. “Dua vetëm një sy gjumë”.

Dickey ka tre fëmijë, 12 nipër e mbesa, 20 stërnipër dhe 15 stër-stërnipër.

Kur e pyetën nëse ajo ishte e ngazëllyer me festën ajo tha: "Asnjë grimë".

E kur u pyet rreth sekretit të jetëgjatësisë së saj, Dickey thotë se ajo nuk e di, por shton: "Unë nuk e luftoj atë, unë e jetoj atë".

Një gjë tjetër që Dickey-s i pëlqen është një pije e mirë.

"Gjëja e saj e preferuar”, sipas familjarëve të saj “është vetëm të ulet dhe të ketë një gotë uiski para vetes". /Telegrafi/