Site icon Telegrafi

Intervista “Kuq e Zi” e “Drenicakut” të “O sa mirë”

Në serinë e intervistave të quajtura “Intervista Kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga Gazeta Online “Sovrani.info”, me një bllok pyetjesh ekskluzivisht për shqiptarët, është përgjigjur aktori i serialit “O sa mirë” Jeton Zogjani.

Cili është vendi më i bukur shqiptar?

Prizreni.

Kush është personaliteti shqiptar më i rëndësishëm që i ka dhënë njerëzimit?

Faik Konica, Publicist kritik letrar dhe veprimtar politik. Gjate veprimtarisë se tij është përpjekur për një gjuhe letrare te përbashkët dhe ndihmoi ne pasurimin e zhvillimit te stilit letrar dhe publicistik te shqipes se shkruar. Veprat e tij me te njohura janë “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës se Mamurrasit”, “Nen hijen e hurmave”, etj. Njihet si drejtues i revistës Albania”, nje prej organeve me te rëndësishme te Rilindjes.

Nëse do të duhej të veçonit një shqiptar, si më meritorin për kombin, pavarësisht periudhave, cili është ai?

Ismail Qemajli & Isa Boletini. “Këta të dy shkojnë paketë”.

Cilin ushqim shqiptar do t’ia shërbenit me krenari një vizitori, që do të njihet me kuzhinën shqiptare?

Tave Elbasani.

Cili është aktori më i madh shqiptar për ty, me cilin rol, në cilin film?

Rebert Ndrenika, Nëntori i II, Karrocieri.

Nëse do të duhej ta prezantonit muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do të ishte ai prezantim?

Muharrem Qena, kënga “sytë e tu”.

Vendi më i mirë turistik shqiptar, i cili mendoni se është konkurrent në botë?

Dhërmi.

Monumenti historik, simbol i shqiptarëve?

Lidhja e Prizrenit.

Cila është periudha më e ndritshme e shqiptarëve?

Vitet e fundit.

Nëse do të duhej të zgjidhnit një qytet përfaqësues, model të shqiptarëve, cili është ai qytet?

Shkupi.

Kush është shqiptarja më e bukur?

Gruaja ime, Albana Kadriu.

Cila është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve?

Rinia.

Në trojet shqiptare ka shumë monumente historike, skulptura e vepra arti. Cilin artist do ta veçonit si mjeshtrin më të madh?

Luan Mulliqi, ndërsa në televizione të ndryshme shqiptare, kemi shumë drejtues emisionesh. Cili është njëshi? Blendi Fevziu.

Gati të gjithë pajtohemi që Kadare është shkrimtari më i madh, dilema më e madhe që kemi është se kush vjen pas tij, i dyti?

Ben Blushi.

Cila është politikania më e bukur shqiptare?

Ermira Mehmeti.

Cili është gazetari më zhbirues dhe më i guximshëm shqiptar?

Vehbi Kajtazi.

Kush është shqiptari më i pasur?

Behgjet Pacolli.

Cili është futbollisti më i madh shqiptar?

Fadil Vokrri.

Cili është shqiptari që na e ka prishur imazhin në botë?

Martin Shkreli, personi qe shtrenjtoi çmimin e ilacit ne Amerike.

Kemi pasur fatin të përjetojmë edhe një nga luftërat çlirimtare të historisë së kombit tonë, atë të çlirimit të Kosovës. Kush nga këto figura ju bën më shumë përshtypje?

Hamez Jashari.

Cili është shkencëtari më i madh shqiptar?

Ferid Murati.

Tipari më i mirë shqiptar?

Respekti.

Me çfarë njihen shqiptarët në botë?

Me Nënën Terezë, Ismail Kadarenë, Bekim Fehmiun.

Cili është prodhimi më i mirë shqiptar?

Golden Eagle.

Sa janë shqiptarët në numër?

Mbi 7 milionë.

A jeni për bashkim të shqiptarëve në 1 shtet, apo për 2 shtete shqiptare?

Në dy shtete si shqiponja dy krenare.

Kush është aleati më i madh i shqiptarëve?

Amerika, Anglia, Gjermania.

Në cilin vend, në hapësirat autoktone shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë më të diskriminuar?

Ne Lugine, menjëherë pas tyre ne Iliridë.

Ku jetojnë shqiptarët më patriotë?

N’Istog.

Veprimtari më i madh i çështjes shqiptare, ndër të gjallët?

Adem Demaçi.

Për t’i ikur debateve tona të përditshme politike, po kthehemi mbrapa në kohë, në një situatë tjetër të përplasjeve e mospajtimeve të mëdha: Anën e kujt do të kishit mbajtur, nga ajo që kemi të dokumentuar nga debatet mes Nolit dhe Konicës?

Faik Konicës.

Një poezi ose një këngë shqipe, që e thua, e këndon ose e reciton kur je në çaste të gëzueshme apo melankolie, ose kur je duke pirë apo duke kaluar një mbrëmje me miq?

“Ne pijetore unë jam ulur dhe po pija vetëm”.

A ka qenë Perandoria Otomane pushtuese për shqiptarët?

Po.

Nëse kinezët shquhen për konsumimin e orizit, me cilin produkt do t’i identifikonit shqiptarët?

Me pite.

Nëse gjermanët i identifikojmë me birrën, rusët me vodkë, turqit me çaj, francezët me verë. Cila është pija e identitetit shqiptar?

I paskan kap kryesoret ata, hyhyhy, mendoj qe edhe shqiptaret e konsumojnë shumë birrën.

Pasioni për kafshët shtëpiake është i përhapur kudo në botë, sipas preferencave të ndryshme. Macet, qentë, peshqit, gjarpërinjtë etj. Me cilën kafshë janë më të lidhur shqiptarët?

Me qenin.

Kush janë më të bukur tek shqiptarët, femrat apo meshkujt?

Të dy palët.

Cila është besëtytnia që shqiptarët e besojnë më së shumti?

Mos u laj t’martën se nuk bën.

A duhet besuar shqiptarit sot, kur ta jep besën?

Si pasoje e mos besës ka linde besa.

Sporti me të cilin identifikohemi?

Boksi, se e kem krytë çekiç.

Një pyetje shtesë, që do t’i shtoje kësaj guide?

Njeriu qe i dha shume Kosovës është presidenti historik Ibrahim Rugova.

Exit mobile version