Manchester United është futur edhe zyrtarisht në krizë, pasi në javën e tetë të Ligës Premier është mposhtur nga Newcastle më rezultat 1-0.
Djajtë e Kuq aktualisht gjenden vetëm dy pikë larg zonës që dërgon nga rënia prej ligës, derisa Ole Gunnar Solskjaer është buzë shkarkimit.
David de Gea është deklaruar pas ndeshjes, duke thënë se kjo formë nuk është e pranueshme, gjersa shihet tejet emocional.
“Nuk është e pranueshme, jo vetëm kjo ndeshje, por e gjithë sezoni”, ka thënë portieri spanjoll pas humbjes.
“Është koha më e vështirë që kur kam arritur këtu. Nuk e di se çfarë po ndodhë. Ne nuk mund të shënojmë një gol në dy ndeshjet e fundit”.
“Nuk krijuam asnjë shans të mirë për gol. Ne u mbrojtëm mirë. Skuadra duhet të dal më shpesh përpara. Ne kishim disa lëndime të mëdha, por kjo nuk është arsye. Ne jemi Manchester United, ne duhet të stërvitemi më shumë, të luftojmë dhe të fitojmë ndeshjet”.
“Duhet shumë gjera të përmirësohen. Nuk e di çfarë të them. Të tentojmë, luftojmë, të zhvillohemi çdo ditë. Është një moment e vështirë”, ka shtuar më tej De Gea.
Manchester United gjendet në vendin e 12-të me nëntë pikë, ndërsa në xhiron e nëntë e pret Liverpoolin në Old Trafford. /Telegrafi/
"This is probably the most difficult time since I've been here. I don't know what is happening."@ManUtd goalkeeper David De Gea struggles to hide his deep disappointment after the Reds' 1-0 defeat to Newcastle 😮
More: https://t.co/aIXiM0tA1y pic.twitter.com/aZ42pvYPNz
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 6, 2019