Telegrafi

Intervista e shumëpërfolur e BBC: “Fëmijët” futen papritmas në dhomë, ky është reagimi i “analistit shqiptar”! (Video)

Analisti politik, Robert E. Kelly ishte gjendur në një situatë jo të këndshme, derisa ishte në një intervistë Live për rrjetin e njohur televiziv BBC.

Një video ku ai shihet duke dhënë intervistën, gjatë së cilës vajza e tij shfaqet prapa tij, është shpërndarë me të madhe në internet.

Lexo po ashtu Intervista e shumëpërfolur e BBC – kështu do të përballej një grua me një situatë të tillë? (Video)

Pas kësaj, shfaqet edhe fëmija tjetër. Më pas edhe nëna e tyre, duke i larguar ata.

Ndërkohë, një dyshe komedianësh nga Zelanda e Re, e kanë “vënë në skenë” një video duke treguar se si do të (duhej të) reagonte një grua, nëse ajo do të kishte qenë në vend të Robertit.

Dhe për ta vazhduar këtë “trend” janë kujdesur edhe shqiptarët, përcjell Telegrafi.

Në internet po qarkullon një video në të cilën shihet një “analist” politik, duke bërë analiza rreth “Ushtrisë së Kosovës”.

Dhe derisa ai fliste, në dhomë futen “fëmijët e tij”. /Telegrafi/

Për të parë se për çfarë bëhet fjalë, shihni videon më poshtë: