Site icon Telegrafi

Intervista e plotë e Rashicës pas kalimit te Werderi: Dikur shikoja Bundesligan në Kosovë, jam i lumtur që tash jam pjesë e saj

Që nga dita e martë ai po qëndron në shtëpinë e tij të re, në Bremen të Gjermanisë.

Milot Rashica kompletoi transferimin e tij te Werder Bremeni për një shumë prej 7.5 milionë eurosh, kurse vet futbollisti nga Kosova menjëherë shkoi të vizitonte stadiumin e ri.

Transferimi i ri i Werderit i gëzohet shumë kalimit në Bundesliga, kurse Telegrafi sjellë intervistën e plotë të tij për faqen zyrtare të klubit të tij të ri.

Werder.de: Sa po i gëzohesh nënshkrimit tënd me Werder Bremenin?

Miloti: Jam me fat që jam tashmë një lojtar i Werder Bremenit. Ditët e fundit ishin stresuese, sidomos dita e djeshme (e martë). Jam vërtet i gëzuar që tashmë kemi mundur të sqarojmë gjithçka. Werderi është klub i madh me shumë traditë, që luan në një prej kampionateve më të mira në botë. Kjo është një gjë shumë e madhe për mua”.

Werder.de: Si 21 vjeç je lojtar mjaft i ri që ka tashmë rreth 100 paraqitje për Vitessen si profesionsit. Si e cilëson karrierën tënde të deritanishme?

Miloti: Kur jam transferuar nga Kosova në Vitesse, ishte një hap shumë i rëndësishëm për mua. Unë kam mundur të luaj dhe të kuptoj futbollin profesional më ndryshe dhe të krijoj shumë përvojë. Vitesse ishte përvoja ime e parë tamam profesioniste. Me transferimin te Ëerderi unë kam bërë hapin e radhës, një hap shumë i rëndësishëm.

Werder.de: Si e ke njohur deri tash Bundesligan?

Milot Rashica: Bundesliga është një kampionat i shkëlqyer. Shumë tifozë, stadiume të mëdha dhe atmosferë e miër. Edhe në vendlindjen time e kam shikuar Bundesligën nga televizori.

Werder.de: Cilat janë synimet tua me Werderin?

Milot Rashica: Unë besoj se synimet e mia personale dhe ato të klubit përshtaten mjaft shumë. Ne duam të luajmë në secilën ndeshje për fitore dhe të ngjitemi sa më shpejt në tabelë. Për mendimin tim, ne kemi gjasa të mëdha që ta arrijmë këtë. Në ndeshjet e kaluara të cilat i kam ndjekur, ne kemi pasur mungesë të fatit. Për fatin tash ne duhet që të punojmë.

Werder.de: Si dëshironi ta bëni këtë? Çfarë lloj futbolli do të bëni për të arritur synimet tabelare?

Miloti: Mënyra si luajmë dhe guximi si ekip më pëlqen. Më përshtatet shumë si lojtar ofensiv. Ekipi ka shumë shpejtësi në lojë. Kjo është një rrugë që duhet at ndjekim dhe kështu dua që edhe të kontriboj në këtë lloj loje.

Werder.de: Me cilat forca dëshiron që të kontribuosh? Cilat janë pikat tua të forta në fushë?

Miloti: Unë e shoh veten në pozitat anësore. Në Vitesse kam luajtur më shpesh në krahun e djathtë. Në fushë e kërkoj me shumë dëshirë duelin një me një me kundërshtarin dhe shfrytëzoj shpejtësinë time. Këtë do ta bëj edhe këtu. Shkurt dhe qartë, do të jap gas (qesh).

Werder.de: Në fundjavë është menjëherë ndeshja ndaj Schalkes, shpreson të jesh direkt pjesë e kësaj ndeshje?

Miloti: Natyrisht, kjo do të ishte super. Ndihem i gatshëm dhe mund ta paramendoj veten në lojë, por këtë e vendos trajneri dhe nëse këtë javë nuk do të jem në lojë, atëherë do të punoj shumë që të jem pjesë në ndeshjen e ardhshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version