Site icon Telegrafi

Intervista e pakëndshme e Kubrat Pulev, boksieri e puth gazetaren pas meçit

Gazetarja Jenny Sushe dhe boksieri Kubrat Pulev (Foto: Screenshot/Twitter/NBT Boxing)

Boksieri i kategorisë së peshave të rënda, Kubrat Pulev, është kritikuar në rrjetet sociale për puthjen me forcë të një gazetareje gjatë intervistës pas meçit të tij.

37-vjeçari fitoi në raundin e shtatë kundër Bogdan Dinu, edhe pse kishte pësuar një lëndim në skajin e syrit në raundin e katërt.

Momenti kur Pulev e puth gazetaren (Foto: Screenshot/Twitter/NBT Boxing)

Mirëpo, vëmendje më të madhe ka marrë intervista e pakëndshme me një gazetare, e cila e kishte pyetur në lidhje me duelin e zhvilluar, si edhe për meçin e mundshëm ndaj Tyson Furyt.

Gazetarja Jenny Sushe e ka pyetur boksierin: “Nëse Tyson Fury fiton ndaj Tom Schwarz, a mendon se ke shans?”.

Pulev (i cili e ka mposhtur kushëririn e Tyson, Hughie Fury, në vitin 2018) i është përgjigjur: “Po”, ndërsa pastaj e ka kapur dhe e ka puthur në buzë.

https://twitter.com/BoxingNbt/status/1109932458584100864

Ajo ka qeshur me momentin e pakëndshëm, ndërsa boksieri që është në lidhje me këngëtaren bullgare, Andrea, është kritikuar për veprimin e tij.

Boksieri bullgar kishte caktuar duel me Anthony Joshuan në vitin 2017 për titullin e botës, mirëpo për shkak të lëndimit ishte detyruar të tërhiqej. /Telegrafi/

Exit mobile version