Telegrafi

Intervista e fundit e Maradonas – Nga dëshira për ta takuar nënën në parajsë e deri tek dashuria për kombin argjentinas

Intervista e fundit e Diego Maradona ka një nivel krejt të ri të emocioneve dhe tronditjes pas vdekjes së tij në moshën 60 vjeç.

Legjenda argjentinase, fitues i Kupës së Botës foli për gazetën Clarin vetëm disa ditë para se të dërgohej në spital dhe vetëm disa javë para se të pësonte një sulm në zemër që përfundimisht i mori jetën.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit, i cili kishte pjesën e tij të duhur të problemeve personale me drogën dhe alkoolin, u pa tepër i prekshëm dhe foli shumë për atë që i dha futbolli dhe dashurinë që ai përjetoi.

Lexo po ashtu Diego Armando Maradona, lamtumira e një legjende të futbollit: Rrëfimi për djaloshin e varfër që bëri botën ta dashurojë falë magjisë së tij

Ai shprehu dëshirën e tij për të takuar nënën e tij, ‘Dona Tota’ përsëri në parajsë pasi ajo vdiq nëntë vjet më parë.

“Ndonjëherë pyes veten nëse njerëzit do të më duan akoma”, kishte thënë fillimisht Maradona, transmeton The Mirror.

“Unë do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj njerëzve. Çdo ditë ata më befasojnë, atë që kam përjetuar në këtë kthim në futbollin argjentinas nuk do ta harroj kurrë”.

“Ajo tejkaloi atë që mund të imagjinoja. Sepse isha jashtë për një kohë të gjatë dhe nganjëherë dikush mendon nëse njerëzit do të më duan akoma, nëse do të vazhdojnë të ndiejnë të njëjtën gjë”.

Lexo po ashtu Disa nga thëniet legjendare të ikonës argjentinase të futbollit, Diego Maradona

“Kur hyra në fushë në Gimnasia ditën e prezantimit ndjeva se dashuria me njerëzit nuk do të mbarojë kurrë”.

“Shkova dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga sa e kam imagjinuar ndonjëherë. Dhe nëse nuk do ta kisha pasur atë varësi, mund të kisha luajtur shumë më tepër”.

“Por sot kjo ka kaluar, unë jam mirë dhe ajo për të cilën pendohem më shumë është që nuk kam prindërit e mi. Bëni gjithmonë atë dëshirë, një ditë më shumë me ‘Dona Tota’, por unë e di që nga qielli ajo është krenare për mua dhe se ishte shumë e lumtur”.

“Dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur dhe kam besim se Presidenti ynë do të jetë në gjendje të na nxjerrë nga ky moment”.

Lexo po ashtu Nga shtëpia e lindjes së Maradonas, nëpër rrugët e Argjentinës e deri te klubi i fundit që drejtoi – tifozët mblidhen për ta vajtuar heroin e tyre

“Më trishton shumë kur shoh fëmijë që nuk kanë mjaft për të ngrënë, e di se çfarë është të bësh uri, e di se si ndihesh kur nuk ha për disa ditë dhe kjo nuk mund të ndodhë në vendin tim”.

“Kjo është dëshira ime, të shoh argjentinasit të lumtur, me punë dhe duke ngrënë çdo ditë”, kishte përfunduar Maradona intervistën e cila doli të jetë e fundit në jetën e tij. /Telegrafi/