Site icon Telegrafi

Intervenimi i shpejtë nga stafi mjekësor i Vllaznisë së Pozheranit, i shpëton jetën lojtarit Alban Rexhepi

Foto: Kf Vllaznia Pozheran/Facebook

Vllaznia e Pozheranit ka bërë të ditur përmes një statusi në faqen e tyre zyrtare në Facebook se lojtari i tyre, Alban Rexhepi kishte arrest kardiak gjatë ndeshjes me Flamuratarin.

Në njoftim bëhet e ditur se falë intervenimit të shpejtë nga stafi mjekësorë i tyre, arritën ta parandalonin situatën më të keqe te sulmuesi i krahut.

Nga një vizitë në QKUK, u bë e ditur se Rexhepi kishte atak kardiak dhe aty u bë intervenimi që ai të vendoste një stendë në zemër”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Vllaznia Pozheran

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë (pa ndërhyrje) nga Vllaznia e Pozheranit:

Sqarim,

Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari,Sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetsim me shëndet gjat zhvillimit të pjesëlojes së dytë,

Pas vizites ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak,

Mjekët në qendrën klinike univerzitare intervenuan dhe vendosën një stendë.

Albani,tani eshte ne gjendje stabile,dhe ka filluar të e merr vetën,

Një faliminderim të veqant për intervenimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga mjekët tanë.

Albanit shërim të shpejtë!

KF Vllaznia/Pozheran /Telegrafi/

Exit mobile version