Piloti i një shkolle aeronautike në Essex të Anglisë, e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e aeroplanit të lehtë dhe është ngatërruar në degët e një peme.
Gjatë katër orëve, ai mbeti i pa lëvizur në 30 metra lartësi, derisa filloi intervenimi për ta shpëtuar, transmeton Telegrafi.
Atij i shkoi pranë një zjarrfikës, i cili ishte lëshuar nga një helikopter dhe pasi e siguroi me litarët adekuat, që të dy u larguan së bashku.
Derisa piloti shpëtoi pa asnjë lëndim, fluturakja ende ka mbetur e bllokuar në degë, ndërsa nuk raportohet të ketë pasur ndonjë problem të mëparshëm. /Telegrafi/