Reginald Peterson fillimisht ka thirrur forcat e rendit që të mundësojnë që sandviçi në dyqanin Subway të bëhet sipas dëshirave të tij, derisa thirrjen e dytë e ka bërë për tu ankuar për faktin se policia nuk ishte aq e shpejtë sa duhej.
Punëtori i dyqanit i ka thënë policisë se 42-vjeçari ishte bërë agresiv dhe kishte bërtitur derisa po i përgatisnin sandviçin dhe për këtë e kishin përjashtuar nga dyqani, pas së cilës klienti i ofenduar ka thirrur policinë.
Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes policët kanë tentuar t’i tregojnë Petersonit se për çfarë shërben numri 911, mirëpo pasi që përpjekjet e tyre kanë dështuar kanë arrestuar mashkullin e paarsyeshëm.