Site icon Telegrafi

Intervale të gjata me diell, temperaturat në Shqipëri shënojnë rritje

Dita e diel për territorin shqiptar do të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të qyteteve të zonave malore të njgiten në 0 apo -1 gradë celcius, ndërsa në ultësirën perëndimore, pritet që temperaturat e ajrit të jenë luhatur nga 6-12 gradë celcuis në vijën bregdetare.

Mesdita do të sjellë një tjetër rritje të temperaturave të ajrit, me të paktën 2 gradë celcius, duke bërë që maksimumet të luhaten rreth vlerës 19 gradë celcuis në qytetet e zonës e ulët.

Sa i përket kushteve atmosferike, edhe dita e diel mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që ne të kemi intervale të gjata me diell, ndërsa pasditja sjell kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë territorin, por nuk pritet të krijojë mundësi për reshjet./abcnews/

Exit mobile version