Një kamion i ngarkuar me 34,000 litra materiale shpërthyese është vjedhur duke shkaktuar një kërkim masiv të policisë antiterror.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Interpoli ka ngritur alarmin pas vjedhjes në Belgjikë të një rimorkioje të ngarkuar me kimikate që mund të përdoren në prodhimin e bombave.
Rimorkio thuhet se ka një numër regjistrimi: 1-QEB-708.
Kalimet kufitare janë në gatishmëri në Francë, Luksemburg, Gjermani, Itali dhe Hollandë.
Përveç këtyre pikave kufitare, gjithashtu janë njoftuar autoritetet në portet në Detin e Veriut. /Telegrafi/