Site icon Telegrafi

Interpelancat për Nikollovskin dhe Carovskan sot në Kuvend, refuzohet ajo për Dimitrovin

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 13-të në të cilën në rend dite janë interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, të dorëzuara nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Mbrëmë, parlamenti refuzoi intearpelancën për ministrin e Politkës së Jashtme, Nikolla Dimitrov, të cilën gjithashtu e kanë dorëzuar deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të seancës së 13 në rend dite gjithashtu janë edhe dy propozim-ligje tjera të dorëzuar nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni.

Bëhet fjalë për plotësimin e Ligjit për privatizim dhe marrje me qira të tokës në pronësi të shtetit dhe Ligjit për menaxhimin me ujin./Telegrafi/

Exit mobile version