Site icon Telegrafi

Interpelanca e Haradinajt zhvendoset në fund të seancës

Propozuesi i interpelancës për kryeministrin Ramush Haradinaj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar që kjo interpelancë të zhvendoset më poshtë në rend dite, deri në momentin kur kryeministri Haradinaj të vie në seancë.

Ai tha se Haradinaj e ka obligim kushtetues që të vie në interpelancë. Përndryshe, Haradinaj sot është duke qëndruar në një vizitë në komunën e Gjilanit./Telegrafi/

Exit mobile version