Në kuadër të pakove regjionale të romingut, IPKO heq kufijtë edhe me dy shtete të Bashkimit Evropian, Greqinë dhe Kroacinë.
Duke filluar prej sot, për përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, përveç që nuk ka kufij mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Turqisë, këta kufij hiqen edhe me Greqinë dhe Kroacinë, sa herë që ata duan ta përdorin internetin në mobil, përmes aktivizimit të një pakoje të vetme.
Për të gjithë ata që e vizitojnë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Turqinë dhe tani Greqinë dhe Kroacinë për punë apo për vizitë të shkurtë një-ditore, IPKO ka krijuar pakon ditore. Me çmimin më të lirë në tregun Kosovar dhe me internetin më të shpejtë në mobil, pakoja ditore prej 200 megabajtësh mund të aktivizohet duke thirrur kodin*478*1#.
Ndërsa për të gjithë përdoruesit e saj të cilët i vizitojnë këto vende për periudha më të gjata, IPKO e ka krijuar pakon një javore për internet të pandërprerë mobil që ofron 1 Gigabajt, dhe mund të aktivizohet duke thirrur kodin *478*2#.
Pakoja më e madhe e internetit në mobil për Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Greqi dhe Kroaci është pakoja mujore që ofron aq shumë sa 2GB internet për një muaj dhe mund të aktivizohet duke thirrur kodin *478*3#.
“Me një pako të vetme të internetit në mobil që vlen për të gjitha këto shtete, IPKO i ka eliminuar kufijtë për përdoruesit e saj, të cilët tani do të jenë të lidhur me internet të shpejtë në mobil kudo që ata janë – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Greqi dhe Kroaci” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Pakoja regjionale e internetit në mobil mund të përdoret deri në megabajtin e saj të fundit edhe në Kosovë, pa ndonjë pagesë shtesë.
Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO-së duhet të zgjedhin manualisht operatorin Vodafone, Eagle apo AMC, në Maqedoni operatorin VIP, në Mal të Zi – M:tel (29703), Turqi – Vodafone, Greqi – CosmoteGreece dhe në Kroaci, operatorin HrvatskiTelecom. Pakot regjionale të internetit në mobil mund të aktivizohen nga të gjithë përdoruesit e IPKO-së, përfshirë edhe bizneset.
IPKO ofron edhe pakot evropiane të internetit në mobil me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-në. Për më shumë informata, ju mund të vizitoni: www.ipko.com