Telegrafi

Interneti dhe telefonat mobil na bëjnë më të varur se televizioni

Në 25 vjetorin e krijimit të internetit, shërbimi ka arritur të përdoret nga 87 për qind e qytetarëve të SHBA-së, në mesin e të cilëve më të shumtë janë të rinjtë dhe qytetarët me mirëqenie më të mirë.

Ndërsa, 68 për qind e të rrituve në SHBA thonë se në internet lidhen nga telefonat apo tabletët e tyre.

Rreth 53 për qind e përdoruesve të internetit thonë se për ta do të ishte shumë e vështirë të largohen nga shprehia e përdorimit të internetit, ndërsa kjo përqindje në 2006-tën ishte 38 për qind.

Befasia më e madhe nga ky raport është niveli i ulët i “varësisë” nga rrjetet sociale. Kjo pasi që vetëm 11% e përdoruesve kanë thënë se e kanë të vështirë ta ndërprejnë përdorimin e rrjeteve sociale. / Telegrafi /