Site icon Telegrafi

Interneti dhe Demokracia

Në Demokracitë e zhvilluara bëhen gjithnjë e më tepër kritika, të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet demokratike shoqërore. Ndryshimet e mëdha në rrafshin Politik në disa shtete autoritare arabe tregojnë se Mediat e reja përkatësisht Interneti kanë pasur një efekt të madh në procesin e demokratizimit. Lojërat e dhunshme të cilat krijojnë një efekt të zhvillimit të dhunës në shoqëri, japin një pamje të gabueshme dimensionale të Identitetit të vërtet të mediave digjitale, të cilat momentalisht është vështirë që të kontrollohen nga ndokush apo nga ndonjë qeveri e ndonjë vendi.

Jo vetëm që ne tani jemi duke jetuar me paradigmën mediale të “Politainment“, por kemi një numër të madh të njerëzve të cilët pa ndonjë kualifikim shkencorë mund të marrin pjesë në proceset e zhvillimeve të rëndësishme shoqërore dhe këtë falë Internetit, i cili ua mundëson atyre ta shprehin mendimin e tyre. Dhe këtë shumë thjeshtë pa e pyetur redaksitë dhe pa pasur nevojë që të dëshmojnë statusin e tyre Social përmes diplomave ose përmes mbrojtjes së titujve akademik të cilat në kushtet e më hershme kanë qenë kriter apo simbol i ndarjes së një mendimi publik për një çështje shoqërore.

Mirëpo ka edhe kritikë të shumtë të cilët e kilikojnë këtë medium të ri dhe me ndikim. Kritikët kanë formuluar për këtë çështje, teori subpolare, sipas të cilave ky medium është më i keq se mediumet tjera dhe kualiteti i komunikimit në Internet është më i vogël sesa i Mediave të shkruara. Po ashtu ata theksojnë se Interneti promovon një Botë virtuale e cila nuk ka të bëjë me realitetin shoqëror. Po ashtu disa të tjerë theksojnë se Interneti mund të sjellë në shoqërinë e sotme një kaos kulturor.

Kjo e fundit ndoshta teorikisht në mënyrë të pjesshme mund të jetë e saktë dhe kjo mund të vlejë për shoqëritë tradicionale, përkatësisht për shoqëritë të cilat janë në tranzicion sikurse është rasti i Kosovës. Mirëpo për të demantuar këto teori vlen të theksohet vetëm rasti i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku kishte luajtur një rol të jashtëzakonshëm Interneti në fitoren e presidentit aktual Barack Obama.

Janë tre faktorë të rëndësishëm të cilët më kanë shtyrë ta kritikojë teorinë e Kulturës Kritike të Lamentos, e cila përhapet apo degradohet përmes internetit. E para është se ai e bazon këtë në teoritë jo të sakta mediale. E dyta është sepse ata mendojnë se vetëm ata që e mbështesin këtë teori kanë të drejtë. Dhe e treta është sepse në këtë rast ata tregohen etnocentrik sepse fiksohen vetëm në Ambientin që i rrethon dhe nuk interesohen apo pak për proceset jashtë demokracive evropiane.

Pra kritikët në Internet krijojnë në shumicën e rasteve diagnoza të vjetra për publikun. Shpesh përdoret prej tyre nocioni i Krizës sipas të cilëve në këto situata vetëm duhet të ndihmohet materialisht.

Jürgen Habermas në një punim të tij në vitin 1973 në lidhje më legjitimitetin dhe problemet e Kapitalizmit të vonshëm, ka konstatuar se Koncepti i krizës nuk i përmbushë të gjitha karakteristikat për përshkrimin e shoqërisë moderne. Më tutje Habermas shton se shoqëria moderrne nuk njeh më sisteme që shkaktojnë apo të parandalojnë krizat në shoqëritë moderne. Ajo nuk njeh mbi te gjitha gjithashtu asnjë formalitet prej të cilave mund të përshkruhet “Anormalja dhe prejardhja e rkizës”.

Nga ana tjetër Arnold Gehlen (Sociolog i Mediave) i përkufizon mjetet e informimit si “Mendime të Publikut”. Populli në demokraci do të duhej që përmes shprehjes së mendimeve të kundërshtoj padrejtësitë, të cilat mund të bëhen në një shoqëri dhe këtë duhet që ta garantojnë mediat përkatësisht që mendimet e qytetarëve të shprehen përmes tyre. Kundër kësaj teorie e cila është realiste, flet rasti i fundit i protestave të Lëvizjes Vetëvendosje ku disa media të shkruara e sidomos televizioni publik i Kosovës janë munduar që ta zbehin ndikimin e kësaj Proteste paqësore.

Në të njëjtën mënyre ka vepruar edhe Policia e Kosovës duke dhënë shifra total të pasakta për pjesëmarrjen e protestuesve. Këto veprime të disa mediave në Kosovë dhe të vetë Policisë së Kosovës janë një indikacion i një sistemi qeverisës jo Demokratik në Kosovë. Mediat elektronike dhe të shkruara duhet t’i qasen problemeve shoqërore në mënyrë indirekte dhe jo të jenë direkte në kuptimin e përkrahjes së një pale apo palës tjetër. Nëse do të ishin të gjitha mediat të llojit të njëjtë dhe t’ju qasen problemeve në mënyrë të njëjtë, si në rastin e vendit tonë, atëherë ky do të ishte një paradoks për vetë mediat. Me fjalë tjera atëherë do të ishte një falsifikim i informatës, një metodë e cila është përdorë në sistemet totalitare dhe Komuniste.

(Vazhdon)

Exit mobile version