Telegrafi

Internet Explorer 9 vjen gjatë këtij muaji

Internet Explorer 9, i cili duhet të ofrojë punë më të shpejtë dhe më stabile, si dhe mbështetje më të mirë për HTML5 dhe CSS3, do të jetë në dispozicion gjatë këtij muaji.

Ndërkaq, pas një hulumtimi të bërë, shfrytëzuesit e blogut Download Squad kanë paralajmëruar se versioni i ri i Internet Explorer do të jetë në dispozicion që më 14 mars.

Versionin testues të Internet Explorer 9, si dhe shqyrtimin e detajeve të këtij noviteti mund t’i shikoni në faqet zyrtare të Microsoft. /Telegrafi/