Telegrafi

Internet Explorer 10 për Windows 7 i gatshëm për shkarkim

Faktikisht kompania kishte publikuar një blog ku premtonte që shfletuesi i ri për W7 do të jetë i gatshëm në mes të nëntorit.

Tani, Internet Explorer 10 nga Microsoft është këtu. Verisioni ‘Release Preview’ është i gatshëm për shkarkim në ueb faqen e Microsoft.

IE10 për W7 ka të njejtën pamje sikur në W8 me mundësinë e kërkimit në full-screen, shpejtësim përmes harduerit, mundësinë e multi-touch si dhe tiparin ‘flip ahead’ që parashikon se cilën faqe dëshironi të shihni pas asaj aktuales.

Në rast se PC juaj nuk posedon ekran të ndjeshëm në prekje, versioni i ri i shfletuesit sërish do të duhet të mundësoj multi-touch duke përdorur ‘trackpad’ në rast se keni driver-ët e caktuar.

Nëse ky opsion nuk do të ju funksionoj, mund ta përdorni shfletuesin edhe në mënyrë të rregullt, me miun e dorës dhe tastierën e kompjuterit tuaj. /Telegrafi/