Interi nuk ka mund të marr më shumë se një barazim ndaj si mysafir i Salernitanas (1-1) në kuadër të javës së 29-të në Serie A.
Ndeshja nisi shumë mirë për Interin që arriti të shënojë në minutën e 6-të.
Robin Gosens shfrytëzoi shumë mirë një asistim të Romelu Lukakut për të shënuar për 1-0.
https://twitter.com/FansArena4/status/1644381988286001153
Interi kishte edhe tre raste në pjesën e parë për të shtuar epërsinë, por Romelu Lukaku dy herë dhe Joaquin Correa një herë, nuk ishin të saktë.
Edhe pjesën e dytë Interit e nisi më mirë, duke rrezikuar me Nico Barellan dhe Lukakun, por pa sukses.
Salernitana për herë të parë rrezikoi në minutën e 71-të, kur Boulaye Dia ishte afër golit.
Krejt në minutën e 90-të , Antonio Candreva në tentim për të harkuar, gjeti rrjetën për 1-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1644383287035428880
Interi mbetet i katërti me 51 pikë, ndërsa Salernitana tani ka 29 pikë dhe mban vendin e 15-të. /Telegrafi/