Site icon Telegrafi

Interin e pret një udhëtim i vështirë te Sassuolo, Inzaghi: Për herë të parë e kam ekipin e kompletuar

Interi do të përballet me Sassuolon në kuadër të xhirosë së shtatë në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë do të luaj në një terren të vështirë si ai i Mappei Stadium dhe një kundërshtarë të vështirë si Sassuolo që gjithmonë luan bukur ndaj skuadrave të mëdha.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur para kësaj sfide ku e ka ekipin e plotë, derisa ka thënë se e pret një ndeshje e vështirë.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Është ndeshja e shtatë në njëzet ditë dhe do të ketë pak përpjekje fizike dhe mendore”.

“Ne po përballemi me një ekip të mirë, do të duhet Interi më i mirë për të marrë një rezultat pozitiv”.

“Sot është dita e parë që do të kem ekipin e plotë dhe do të vlerësoj, do të flas me djemtë për të parë se si janë fizikisht”, tha Inzaghi.

Ndër të tjera, Inzaghi ka folur edhe për mesfushorin turk Hakan Calhanoglu dhe kapitenin Samir Handanovic.

“Unë jam shumë i kënaqur me Calhanoglu, ai kombinon cilësinë me sasinë. Unë kam shumë lojtarë në atë pozicion. Në ndeshjen kundër Atalanta më pëlqeu, ai bëri atë që i kërkova. Ndonjëherë në kohë të ndryshme mund të bëj zgjedhje të ndryshme “.

“Nuk ka problem me Handanovic, ai është kapiteni ynë dhe një nga drejtuesit e dhomës së zhveshjes. Ai është një portier i madh që do të jetë një pasuri për Interin për shumë vite”, deklaroi Inzaghi. /Telegrafi/

Exit mobile version