Telegrafi

Interi zbulon fanellat e treta të sezonit

Gjiganti i Serie A, Interi ka zbuluar fanellën e tyre të tretë, e cila mbizotërohet nga ngjyra e verdhë.

Nerazzurrët kanë publikuar fanellën e tretë në rrjetet sociale këtë mëngjes. Kjo fanellë është e gjitha e verdhë me logo të zeza.

“Krijuar për komunitetin tonë, për Milanon. E verdha, një ngjyrë që është pjesë e historisë sonë”.

“Kompleti ynë i ri i tretë është tani i disponueshëm. Dhe shkëlqen!”, thuhet në njoftimin e Interit.

Siç theksohet nga FootyHeadlines, ‘Dynamic Yellow’ mbizotërues është i njëjti i përdorur nga Brazili për fanellën e tyre të parë për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Fanella e re e Interit është tashmë e disponueshme për blerje online dhe në dyqanet fizike. /Telegrafi/