Interi ka filluar përgatitjet për sezonin 2019/20, derisa do të ketë shumë punë për të bërë.
Skuadra italiane nga sezoni i ri do të udhëhiqet nga Antonio Conte, ndërsa janë duke menduar që në këtë verë t’i bëjnë disa transferime.
Nerazzurët në sezonin që lamë pas përfunduar në vendin e katërt, për ta siguruar kështu një vend në Ligën e kampionëve, mirëpo u duhen disa ndryshime në skuadër.
👕 | MAGLIA
Ecco il nuovo Away Kit! pic.twitter.com/zGTUYSES06
— Inter ⭐⭐ (@Inter) June 25, 2019
Interi përveç transferime të reja, kanë filluar t’i publikojnë edhe dizajnin e fanellave për edicionin e ri.
Mund të themi se skuadra italiane ka prodhuar njërën ndër fanellat më të bukuar për sezonin e ri, derisa ato si mysafir janë mbresëlënëse.
Fanellat e dyta të Nerazzurëve janë të fokusuar në tri ngjyra, me një turkuaz të zbehtë që dominon, gjersa e zeza dhe e verdha po ashtu kanë një hapësirë të theksuar. /Telegrafi/