Ndeshja ndërmjet Bologna dhe Interit, e planifikuar për t’u zhvilluar sot (e enjte) me fillim nga ora 12:30 dhe e vlefshme për javën e 20-të të Serie A nuk do të luhet.
E gjithë kjo pasi vendasit nuk munden të paraqiteshin në fushën e stadiumin “Renato Dall’Ara” pas infektimit të 14 pjesëtarëve të ekipit (lojtarë dhe staf) dhe vendimit të ASL (autoriteti lokal shëndetësor) të Bolognas.
Megjithatë, skuadra e Interit ka zbritur në fushë rregullisht duke kryer ngrohjen dhe po presin deri në një vendim zyrtar.
Sipas drejtorit të Interit, Giuseppe Marotta, ende ka paqartësi të mëdha se çfarë do të ndodh.
Tutte le dichiarazioni del CEO Sport nerazzurro 👇https://t.co/YoTl2ggpfs
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 6, 2022
“Së pari ne rikonfirmojmë objektivin kryesor të të gjithëve: të ruajmë shëndetin e lojtarëve, tifozëve, të gjithë atyre që rrotullohen rreth këtij sporti”, ka thënë fillimisht Marotta.
“Bologna ishte e gatshme të dilte në fushë, por duhej t’i nënshtrohej vendimit të ASL. Nuk ka asnjë udhëzim për sportin: na duhet një protokoll që kufizon kompetencën e ASL, në të kundërt këto situata do të përsëriten”.
“Çështja e protokollit u trajtua në Këshillin e Legës, i cili do të shpallet me një komunikim zyrtar. Jemi përballë një skenari të madh konfuzioni dhe të vështirë për t’u interpretuar”.
“Ka ndeshje të shtyra dhe të tjera që do të luhen: kjo sepse çdo ‘ASL’ vendos në mënyre autonome. Pra këtu janë raste si ai i Bologna-Inter që nuk do të luhet, apo ai i Spezia-Hellas që do te luhet pavarësisht 11 rasteve pozitive te skuadra veneciane”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/
Inmiddels staan alleen de spelers van Inter op het veld, die van Bologna ontbreken.?
De Nerazzurri spelen een trainingspartijtje in het Dall’Ara?️.#BolognaInter pic.twitter.com/AoLzdO2AqF
— BalcioNL ⚽?? (@balcio_nl) January 6, 2022
⚠️حسب المصادر وفقًا لـ سبورت إيطاليا ?
قدم الإنتر نفسه بـ إنتظام إلى دالارا ، على الرغم من إعتراض فريق بولونيا وميهايلوفيتش.
لذلك نتحرك نحو 3-0 على الطاولة لصالح النيرازوري .✨??#IMInter
#BolognaInter pic.twitter.com/HzWuJuRCR9— Mayealthani (@mayealthani23) January 6, 2022