Interi dy vitet e fundit ka filluar këndelljen duke u rikthyer në garat evropiane dhe këtë edicion po lufton për trofe.
Por pas fitimit të tripletës Neroazzurët bënë shumë ndryshime dhe kishin disa vite të tmerrshme.
Interi i vitit 2013 ishte njëri nga më të dobëtit në histori të klubit, ku në fund përfunduan në pozitën e nëntë në tabelë.
Në atë periudhë fanellën e gjigantit italian e bartnin edhe lojtarë si Jonathan, Schelotto, Silvestre, Kuzmanovic, Thomaso Rocchi apo Ricky Alvarez.
Mirëpo nga ai sezon, te Interi nuk e harrojnë kurrë një gol të mbrojtësit brazilian Jonathan, që kishte mbërritur në San Siro si pasues i bashkëkombësit të tij Maicon.
Zikaltërtit e kishin ndërtuar një aksion fantastik në përballje ndaj Romës, ku Jonathan bashkëveproi mjaftë mirë me Ricky Alvarez dhe Thomaso Rocchin duke shënuar një nga golat më të bukur.
Aksioni i këtij goli ishte si në librat e futbollit dhe në fund u realizua një gol që do të mbahet gjatë në mend.
Gjithsesi edhe pse Jonathan kaloi Interin në epërsi, atë takim vendasit e kishin humbur 2-3 përballë Romës. /Telegrafi/