Telegrafi

Interi vendos ta shes Brozovicin, PSG e interesuar

Interi po mundohet të ulë faturat e pagave, duke u mundur që të shes emra si Marcelo Brozovic, Alexis Sanchez, Arturo Vidal, Aleksandar Kolarov dhe Ashley Young.

Nerazzurrër së fundmi siguruan një hua nga Oaktree Capital këtë javë, por ende dëshiron të ulë kostot me 15-20 për qind.

Sipas La Gazzetta dello Sport, një nga lojtarët e sakrifikuar mund të jetë Brozovic, i cili tashmë ishte lidhur me Paris Saint-Germain që nga viti i kaluar.

Interesimi i francezëve mbetet dhe një marrëveshje mund të bëhet për një tarifë të përballueshme transferimi nga PSG.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi po kërkon blerës edhe për Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez, por janë të gatshëm edhe që t’i lirojë falas.

Ndërsa për veteranët si Kolarov dhe Young, të cilët kishin shumë pak ndeshje këtë sezon, kontratat e tyre po mbarojnë dhe nuk do të rinovohen. /Telegrafi/