Telegrafi

Interi vendos për fatin e Inzaghit

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë trajnerit Simone Inzaghi pas arritjes së finales së Ligës së Kampionëve, duke pretenduar se ai do të jetë 100 për qind në ekip për sezonin e ardhshëm.

Më herët gjatë edicionit, kishte pasur zëra të fortë se strategu do të largohej në fund të 2022-23, pas një ecurie zhgënjyese në Serie A.

Megjithatë, në muajt e fundit, Inzaghi e ka kthyer rrjedhën në sezonin e Interit, duke i ngritur Nerazzurrët përsëri në katër pozitat e para në tabelën e ligës, si dhe duke arritur në finalen e Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve.

Kaq mbresëlënës ka qenë kthesa e sezonit të Interit, saqë hierarkia e klubit ka ndryshuar plotësisht qëndrimin e tyre për të ardhmen e trajnerit të tyre, edhe nëse Marotta pretendon se nuk kishte pasur kurrë asnjë dyshim mbi aftësitë e Inzaghit.

Duke folur për Rai Italia, Marotta i dha Inzaghit mbështetjen e tij të plotë, duke këmbëngulur: “Këtë vit nuk kemi menduar kurrë, as për një sekondë, të zëvendësojmë Inzaghin”.

“Ai arriti të forcojë pozicionin e tij falë paraqitjeve të ekipit që janë rezultat i drejtimit të tij teknik”.

“Shanset që Inzaghi të qëndrojë, e shprehur në përqindje, janë 100 për qind. Ai është dhe do të jetë trajneri ynë sërish vitin e ardhshëm”, ka shtuar më tej drejtori ekzekutiv i ziklatërve. /Telegrafi/