Telegrafi

Interi vazhdon të fitojë

Ekipi i trajnerit Jose Mourinho e pa veten në disavantazh pas vetëm pesë minutash lojë pas golit të Simone Tribocchi, por arriti të barazojnë në minutën e 24-të me anë të Diego Milito dhe madje të kalojë në epërsi që në pjesë të parë me anë të McDonald Mariga (35’).

Christian Chivu shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë për Interin për të vulosur fitoren e merituar të vendasve.

Tre pikët e reja e pozicionojnë Interin në krye të tabelës me 73 pikë, dy më shumë se Roma që nesër do të ketë një punë të vështirë në Olimpiko ku e pret Sampdorian. /Telegrafi/