Telegrafi

Interi vazhdon marshin

Në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza kundër Cagliarit, zikaltrit shënuan fitore prej 3-0.

Me golat e Goran Pandev (6’), Walter Samuel (20’) dhe Diego Milito (47’), Interi arkëtoi tre pikë të reja për t’u përforcuar më shumë në krye të tabelës. /Telegrafi/