Telegrafi

Interi vazhdon kontratën e Brozovic

Interi pritet t’i vazhdojë kontratën njërit prej lojtarëve më të mirë të tyre, Marcelo Brozovicit.

Ditë më parë u shkrua se Interi mund ta sakrifikojë lojtarin për të arritur tek blerjet e reja.

Sky Sport Italia beson se klubi e do lojtarin në San Siro dhe drejtorët e Interit kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit.

Burimet e Sky thonë se takimi i parë është mbyllur me mjaftë sukses.

Brozovic ka shënuar tri herë në 22 paraqitje të Serie A. /Telegrafi/