Interi ka humbur me rezultat minimal 1-0 nga Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Serie A.
Nerazzurrët kanë shijuar edhe humbjen e tretë me radhë, ku dy vijnë në kampionat e një në kupë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por me mysafirët që ishin më konkret me raste, duke gjetur edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte sulmuesi Federico Santander, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Eric Pulgar.
Interi tentoi në minutën e 42-të me anë të Mauro Icardit, por pa pasur sukses dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsi minimale të Bolognas.
Në pjesën e dytë, Nerazzurrët u hodhën të gjithë në sulm duke krijuar shumë raste për gol.
Lautaro Martinez (62′, 90+), Ivan Perisic (80′) dhe Andre Ranochia (89′) patën raste për gol, por asnjëri nuk arritën t’i konkretizojnë dhe Bologna fitoi në fund 1-0.
Pas kësaj ndeshje, Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, ndërsa Bologna ka 17 pikë në vendin e 17-të.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Parma, ndërsa Bologna e pret Genoan. /Telegrafi/
HT: INTER 0-1 Bologna
33' Santander#SerieA#Giornata22#InterBologna#ForzaInter 🙌💙⚫🙌https://t.co/loLZwHrUd7— ICI Regional TangSel (@ICI_TANGSEL) February 3, 2019