Interi ka vazhduar me fitore, pasi ka triumfuar në udhëtim te Spezia me rezultat 1-3.
Neroazzurët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe me plot meritë morën tri pikët nga kjo përballje.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 31-të, kur Marcelo Brozovic me një goditje të fuqishme realizoi një gol të bukur për 0-1.
📸 | EPIC PIC
🖤💙@Lenovo @lenovoitalia #InterXLenovo#SpeziaInter #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/vNcNWIwn5G
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) April 15, 2022
Me epërsinë minimale të Interit u mbyllën 45 minutat e para në këtë sfidë.
Edhe në pjesën e dytë kampionët në fuqi të Italisë ishin më dominues në ndeshje ku shënuan edhe një gol.
Kroati Ivan Perisic harkoi bukur në zonë, derisa Lautaro Martinez e devijoi topin për ta dërguar në rrjetë në minutën e 73-të dhe për ta shënuar golin e sigurisë për Interin.
📸 | CELEBRATION
🔊 Raging Bull 🐂🇦🇷#Lautaro #SpeziaInter #FORZAINTER ⚫🔵 pic.twitter.com/oiundbseLD
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) April 15, 2022
Vendasit shënuan një gol fantastik me anë të Maggiores në minutën e 88-të për ta ngushtuar epërsinë në 1-2.
Por krejt në fund të ndeshjes, Alexis Sanchez shënoi pas asistimit nga Lautaro Martinez për 1-3.
Pas këtyre tri pikëve, Interi rikthehet në krye të Serie A me 69 pikë të grumbulluara, një më shumë se Milani.
Ndeshjen e ardhshme Interi do ta ketë një përballje shumë të vështirë, pasi pret Romën në San Siro, derisa Spezia takohet me Torinon. /Telegrafi/