Interi ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 15-të të Serie A.
Kampionët aktual ishin më të rrezikshëm në pjesën e parë se sa kundërshtari.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 36-të, kur Roberto Gagliardini shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1466112576379621378
Interi ka mundur të shtojë epërsinë në këtë pjesëlojë, por Juaqin Correa nuk ishte i saktë.
Në pjesën e dytë sërish Interi ishte më i mirë, ndërsa fitoi penallti në minutën e 57-të.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Lautaro Martinez i cili shënoi për 2-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1466119308602400775
Interi ka mundur të shënojë edhe gola të tjerë, por Hakan Calhanoglu dhe Ivan Perisic nuk ishin të saktë.
Me këtë fitore Interi ngjitet në pozitën e dytë me 34 pikë, ndërsa Spezia mbetet në vendin e 17-të me 11 pikë. /Telegrafi/