Telegrafi

Interi vazhdon me fitore minimale, këtë herë ndaj Empolit

Balde Diao Keita duke festuar golin ndaj Empolit (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Pas triumfit 1-0 ndaj Napolit, Interi ka vazhduar me fitore në Serie A me të njëjtin rezultat si në xhiron e kaluar.

Zikaltrit ishin më të rrezikshëm dhe kontrolluan lojën gjatë gjithë ndeshjes.

Pjesa e parë ishte me më pak raste serioze dhe kështu 45 minutat e parë përfunduan pa gola.

Joao Mario në duel me Miha Zajc (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Balde Keita shënoi në minutën e 47-të, por gol u anulua për pozitë jashtë loje. Ishte anësori senegalez shënoi golin e vetëm në minutën e 72-të pas një gjuajte në zonë.

Rast për golin e dytë në ndeshje kishte Mauro Icardi (85′), por portieri Ivan Provedel bëri një pritje të mirë.

Keita duke festuar golin me Danilo D’Ambrosion (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e tretë me 39 pikë, kurse Empoli në pozitën e 17-të me 16 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës zikaltër është kundër Sassuolos, ndërsa Empoli ndaj Cagliarit. /Telegrafi/