Klubi italian, Interi ka vendosur të ulë çmimin e mesfushorit kroat, Ivan Perisic.
Perisic është njëri nga lojtarët më të vlefshëm të klubit italian dhe ndër më meritorët për rikthimin e Interit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Megjithatë, mediat italiane raportojnë se ylli kroat nuk është më i pa shitshëm nga drejtuesit e klubit.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Interi ka vendosur ta ulë edhe çmimin e Perisicit.
Në afatin kalimtar të verës dhe në sezonin e kaluar Nerazzurrët kërkonin plot 50 milionë euro për anësorin kroat, ndërsa tani mund të blihet për 35 milionë.
Manchester Unitedi ka qenë i lidhur ngushtë me 29-vjeçarin në muajt e fundit dhe ata mund të tundohen nga ulja e çmimit dhe të provojnë transferimin përpara se të mbyllet afati kalimtar.
Perisic ka kontribuar me tre gola dhe dy asistime në 17 ndeshje për Interin në Serie A këtë sezon.
Për kroatin interesim mendohet se kanë shprehur edhe Bayern Munichu dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/