Telegrafi

Interi fiton minimalisht ndaj Veronës

Interi ka marrë një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Hellas Verona në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit është kthyer te fitorja pas barazimit ndaj Monzas, duke shkuar në pjesë ndeshje pa humbje, nga to katër fitore dhe një barazim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit dhe me raste më të shumtë, teksa arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tretë dhe ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por përsëri vendasve i takuan rasteve, edhe pse nuk arritën ta gjejnë golin.

Në fakt, Interi shënoi në minutën e 63-të me anë të Lautarot, por goli u anulua për një faull të mëhershëm.

Rast më i mirë në këtë pjesë i takoi shqiptarit Kristjan Asllaini, i cili në minutën e 81-të bëri një veprim të mirë dhe një goditje nga distanca, por e cila përfundoi pak mbi shtyllë.

Pas këtij rasti nuk pati edhe shumë lojë nga skuadrat dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Interit me rezultat minimal 1-0.

Me këtë fitore, Interi e sheh veten në pozitën e katërt me 37 pikë, po aq sa ka Juventusi i treti dhe një më pak se Milani i dyti, ndërsa Verona renditet e 19-ta me nëntë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët e presin Empolin, teksa Verona është nikoqire e Lecces. /Telegrafi/