Interi ka shënuar fitore edhe në udhëtim ndaj Veronas me rezultat 2-1 në një ndeshje mjaft të luftuar në stadiumin Marc’Antonio Bentegodi.
Nerazzurët e nisën takimin më mirë duke dominuar, por Verona nuk u zbraps.
Pas disa rasteve të Veronas, Interi gjeti rrugën e golit pas një krosimi të Candrevas.
Më së miri në zonë u gjend Borja Valero, i cili nga afërsia shënoi për 1-0 (36’) duke i dhënë epërsinë Interit.
Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshime në rezultat.
Me të filluar pjesa e dytë Verona e merr më seriozisht sfidën duke rrezikuar, derisa Verona të fitojë një penalti falë teknologjisë VAR, e cila alarmoi gjyqtarin e takimit Gavillucci.
Nga pika e bardhë i sakt u tregua Giampaolo Pazzini duek shënuar për 1-1 dhe gëzimin e tifozëve vendas.
Interi menjëherë u hodh në sulm, duke qëlluar së pari shtyllën, para se nga korneri të gjendej më së miri para zonës Ivan Perisic.
Kroati priti topin e kthyer duke e goditur me volej, me ç’rast bomba përfundoi në rrjetën vendase, me portierin i cili s’pati asnjë gjasë për ta ndalur këtë gjuajtje.
Deri në fund të takimit nuk pati më gola dhe Interi e mbylli sfidën me fitore.
Kjo është fitorja e gjashtë e pestë e Interit në gjashtë ndeshjet e fundit.
Tash Nerazzurët janë në vendin e dytë me 29 pikë, dy pikë më pak se Napoli.
Ndeshjen e ardhshme zikaltrit e zhvillojnë ndaj Torinos në Giuseppe Meazza të dielën më 5 nëntor. /Telegrafi/
https://youtu.be/VgMZlzxxLqA
GOOOOOAAAAALLL!!! #Perisic with a thunderous strike!!! 2-1 away lead after 67 minutes. #VeronaInterpic.twitter.com/v1ny3qfJ0r
— Kush (@footballkush) October 30, 2017
https://twitter.com/Alessia_Nov/status/925106972243963906