Telegrafi

Interi tregon forcën

Nerazzurët kanë arritur të shënojnë fitore përballë sicilianëve në ndeshjen ku u shënuan plot tetë gola.

Serinë e golave e filloi Samuel Eto’o nga pika e bardhë (7’), pas një ndërhyrjeje të shkaktuar në Mario Balotellin.

Në minutën e 34, SuperMario dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 42-të e trefishoi epërsinë e zikaltërve.

Një minutë më pas, edhe Samuel Eto’o shënoi golin e dytë personal në ndeshje për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë prej 4-0 në favor të kampionit në fuqi.

Në pjesën e dytë, mysafirët u këndellën duke shënuar tri herë, me anë të Fabrizio Miccolit (49’ dhe 67’) dhe Abel Hernandez (61’).

Shpresat e sicilianëve për barazim i shoi Diego Milito, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (84’).

Me këtë fitore Interi mban pozitën e parë në tabelë me katër pikë më shumë se Juventusi që gjendet në vendin e dytë. /Telegrafi/