Interi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Lazios me rezultat 2-0 në kuadër të javës 16-të në Serie A.
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë, me të dy skuadrat që tregoheshin të kujdesshme me topin dhe në mbrojtje.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 40-të, kur Lautaro Martinez shënoi për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
WHAT A GOAL FROM LAUTARO MARTÍNEZ !#LazioInterhttps://t.co/8C3gwxAyvx
— IBT4F (@ibt4f) December 17, 2023
Me të filluar pjesa e dytë, Lazio kishte shumë rast të mirë për të barazuar shifrat.
Nicolo Rovella gjuajti nga brenda zonës, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri mysafir.
Në minutën e 66-të, Interi shtoi epërsinë pas një loje të bukur, ku Marcus Thuram tundi rrjetën pas pasimit të Nicolo Barella për 2-0.
GOAL • Thuram doubles the lead for Inter Milan #LazioInter https://t.co/tSGxM8Zhu4
— IBT4F (@ibt4f) December 17, 2023
Lazio në fund mbeti me dhjetë lojtarë, por kjo nuk e ndryshoi aspak fatin e ndeshjes.
Interi tani me këtë fitore ka 41 pikë, katër më shumë se sa Juventus në vendin e dytë. Lazio mbetet pas me 21 pikë në vendin e 11-të. /Telegrafi/